Studentët e Shkodrës i bashkohen sërish protestës: Dy kërkesat tona për Rektoratin

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Studentet e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” i  janë bashkuar protestës dhe bojkotit.

Ditën e sotme ata i kanë dorëzuar sot dy kërkesa tjera tek Rektorati.

Ata kërkojnë që të zhvillohen zgjedhje të reja për Këshillin Studentor  me pretendimin se aktuali nuk i përfaqëson ata dhe kërkesa e dytë është që studentët e vitit të dytë të kalojnë në vitin e tretë me 25 pikë kredite dhe jo 30 pikë kreditesh, kërkesë kjo që vjen për arsye ekonomike.

Studentët i dorëzuan kërkesat e tyre në mënyrë zyrtare në Rektorat dhe pritet që në mbledhjen e parë të Senatit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të futet në rend dite. Ndërkohë studentet u shprehën se bojkoti vijon ende në të gjitha fakultetet e Shkodrës deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Zjarr Tv Ad