Studentët protestë te Ministria e Arsimit, qëllohet me gurë dhe ndizen tymuese

0
3

Pas përfundimit në dhjetor dhe premtimeve të dhëna ndaj tyre, studentët janë mbledhur sërish në protestë ditën e sotme para Ministrisë së Arsimit.

Studentët thonë se kanë pesë kërkesa që do ia dorëzojnë ministres Besa Shahini dhe se kërkojnë të marrin zgjidhje.

Po ashtu të rinjtë thonë se nëse kërkesat nuk plotësohen, protestat do të përshkallëzohen.

Me thirrjet “E duam arsimin si gjithë Europa” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, të rinjtë kanë ndezur flakadanë dhe tymuese.

Po ashtu studentët kanë hedhur sende të forta dhe gurë drejt godinës së ministrisë, duke thyer edhe xhama.