Sydney mbulohet nga tymi

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Syndney në Australi është mbuluar gjatë të martës me tym, për shkak të rreth 50 vatrave zjarri që vijojnë të jenë ende aktive. Ndotja e ajrit në vend është 8 herë më e lartë, ndërsa autoritetet kanë kërkuar që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

Qytetarët e Sydney në Australi janë zgjuar këtë të martë nën pushtetin e një tymi të dendur ku 50 vatra zjarri janë ende aktive në rajonin juglindor të Australisë,  si pasojë e temperaturave të larta.

Erërat e forta gjatë natës kanë mundësuar sjelljen e tymit në pjesën më të madhe të qytetit. Vendasit kanë përshkruar sesi tymi i zjarreve kishte pushtuar shtëpitë.

Rreth 5 milion njerëz jetojnë në rajonin e New Wales, të cilët kanë qenë nën efektin e tymit të zjarreve me javë. 6 persona kanë vdekur dhe 530 shtëpi janë djegur si pasojë e vatrava të zjarreve që nga tetori.

Meteorologët kanë parashikuar që temperaturat do të shkojnë deri në 40 gradë celsius dhe nuk priten reshje shiu.

Ndotja e ajrit në vend është 8 herë më e lartë, ndërsa autoritetet kanë kërkuar që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

Duket se tymi do të qëndrojë për disa ditë, thotë shërbimi i zjarrfikësve të qytetit jugor të New Wales.

 

 

Zjarr Tv Ad