Talenti i Dortmund i bashkohet skuadrës së madhe

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shpejtësi, driblim, asist dhe gola. Youssoufa Moukoko tërhoqi vëmendjen me talentin e tij, teksa mahniti një shtet si Gjermania me potencialin e tij. Vetëm 14 vjeç, djaloshi luan me skuadrën e U-17 të Borussia Dortmund, ku ka realizuar 76 gola në 49 takime.

Shifra fantastike për një djalosh të asaj grupmoshe, çka bëri që në drejtim të tij të vërshojnë oferta nga gjigantët e futbollit Europian. PSG dhe Barcelona ishin skuadrat më të interesuara, ndërkohë që në garë është futur edhe një “skuadër” me të vërtetë e fuqishme. Nuk bëhet fjalë për një skuadër futbolli, por për kompaninë e veshjeve “NIKE”.

Sipas “Bild”, talenti i lindur në Yaounde, kryeqyteti i Kamerunit,  do të nënshkruajë një marrëveshje sponsorizimi shumëvjeçare me vlerë 10 milionë euro në sezon me gjigandin amerikan. Shifra jashtëzakonisht të larta, duke parë edhe moshën e Moukoko.

Zjarr Tv Ad