Taulant Balla paditet për shpifje

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Taulant Balla është paditur për shpifje.

Është kandidati për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri i cili ka dorëzuar në gjykatë padinë ndaj kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Kandidati për Kryetar Bashkie të Himarës, Fredi Beleri siç e kishte paralajmëruar më 28 shkurt 2023 pas shpifjeve të shëmtuara të bëra ndaj tij nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nga qyteti i Fierit, ka ngritur padi tij.

Ai bëri edhe deklaratën e mëposhtme:

‘Edhe pse e paralajmërova zotin Taulant Balla se ai do të mbajë përgjegjësi para drejtësisë për deklaratat e tij shpifëse dhe të rreme ndaj meje, ai vazhdoi të mbështesë shpifjet e tij. Sot kam ngritur dhe depozituar padi. Me anë të së cilës kam kërkuar  dëmshpërblim prej 1.000.000 lekësh të cilat do t’ia dhuroj të gjithë shumën ‘Shtëpisë së Foshnjës Vlorë’.

Të paktën në këtë mënyrë  një shpifës i tillë do të ketë kontribuar sado pak në shërbimin e rrënuar të shtëpive të foshnjave nëpër bashki. Jam i bindur dhe shpresëplotë për vendimin e drejtësisë shqiptare.

Por, përgjigjen politike do ta marrin shpifësit përsëritës si Taulant Balla më 14 maj kur Himara të zgjedhë një kryetar bashkie që do t’i shërbejë interesave të vendit dhe jo miqve të tij’.

Zjarr Tv Ad