Friday, April 26, 2024
Home Uncategorized @sq Të rinjtë duan vetëm të ikin

Të rinjtë duan vetëm të ikin

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Papunësia mbetet një ndër arsyet kryesore pse të rinjtë duan të largohen nga Shqipëria. Për sociologët shqiptarë fenomeni  është tejet shqetësues pasi çdo ditë e më shumë, të rinjtë po gjejnë mundësitë për tu larguar duke ulur fuqinë punëtore në vend. Në raportin e fundit të publikuar nga Insituti i Politikave europiane në Kosovë,Shqipëria mban vendin e parë në Ballkanin perëndimor për numrin e azilkërkuesve në shtetet e BE.Të rinjtë janë pesimistë dhe një ndër arsyet që kërkojnë të largohen është punësimi e më pas një ekonomi më të stabilizuar.

”E para është punësimi, ne kemi mbaruar studimet, dhe përfudon kamariere ose shitëse. Personalisht kam dëshirë të largohem nga këtu sepse mendoj se ka një jetë më të mirë jashtë. Të gjithë e shikojnë si është Shqipëria.” Për sociologun Gëzim Tushi faktorët që përmëndin të rinjtë qëndrojnë ndërsa politikat që vendi ka bërë për t’i nxitur ata që qëndrojnë janë  të pamjaftueshme.

”Të rinjtë shqiptarë kanë filluar ta kuptojnë që nuk mund të presin, ky rajon dhe veçanërisht vendi jonë, të kapi ritmin e zhvilluar. Ka më shumë mundësi për tu integruar. Janë disa arsye të tjera si varfëria, që është shumë e madhe në Shqipëri, papunësia rinore, mungesa e sistemit të meritës.” Fenomeni pritet të  shkaktojë një sërë efektesh negative siç është edhe ulja e fuqisë punëtore pra frenim për ekonominë. ”Kjo pritje eruptive për tu larguar nga vendi po sjell pasoja shumë të mëdha. E para është plakja e popullsisë. Po na ikën popullsia e re në moshë. Po na ikin njerëzit e diplomuar, të shkolluar, të specializuar.” Sipas raportit nga viti 2013-2020, 70% e azilkërkuesve shqiptarë janë nën moshën 35 vjeç.

Zjarr Tv Ad