Të rinjtë e PD me pankarta thumbuese, shashka e gurë te Kuvendi

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përveç pankartave thumbuese për deputetët e rinj e shashkave të hedhura në nisje të Kuvendit, të rinjtë e PD kanë vazhduar “provokimin” e tyre para Parlamentit. Protestuesit  kanë vijuar të hedhin shashka e gurë në oborrin e Parlamentit edhe pas atij momenti.

Ata mbajnë në duar pankarta thumbuese për deputetët e rinj që kanë marrë mandatin, duke aluduar se janë të blerë me 300 mijë euro e sipër nga qeveria.

Megjithëse nuk ishte paralajmëruar asnjë protestë nga ana e opozitës, policia e Tiranës ka marrë gjithë masat për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.

Është pothuajse i njëjti plan masash por me një numër më të ulët punonjësish policie. Janë gjithsej rreth 300 punonjës policie në ruajtje të Parlamentit, forcat “Shqiponja” dhe FNSH . Po ashtu raportohet të jetë formuar një kordon me punonjës rendi dhe atyre të Shqiponja-ve mes tyre, po ashtu ka edhe femra përgjatë gjithë rrethimit ku vërehet se të gjithë janë të pajisur me kundragaz. Nuk mungon as gardhi metalik në 2 anët e pedonales për të ruajtur hyrjen pa incidente të deputetëve. Pranë godinës së Parlamentit është vendosur Garda e Republikës. Në rrethimin e xhamisë së Namazgjasë janë pozicionuar FNSH, zjarrfikëset dhe autoambulancat. Në godinat e larta pranë Parlamentit janë forcat RENEA.

Zjarr Tv Ad