“Të shkretat ne…”/ Beniada flet për lidhjen e Kiarës dhe Luizi: Nuk do ta kisha bërë kurrë

0
1149
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, ka qenë Beniada Nishani e cila ka folur edhe për lidhjen që është krijuar në shtëpinë e Big Brother, atë të Luizit dhe Kiarës.

Ajo shprehet se e ka parë në disa momente Kiarën e ftohtë, por kjo justifikohet pasi aty brenda krijohen siklete dhe se krijimi i një çifti para miliona syve të publikut nuk është e kollajshme, kjo është dhe arsyeja pse Beniada nuk do krijonte kurrë një lidhje brenda Big Brother.

Blendi Salaj: Çifti i konsoliduar që u formua këtë vit në Big Brother ishte dhe është Luizi dhe Kiara, si i ke parë këta të dy?

Beniada Nishani: Në disa momente na kanë pëlqyer shumë, në disa e kam parë Kiarën pak më të ftohtë, po duhet të kuptojmë dhe sikletin, të rish aty brenda si çift nuk është e kollajshme, unë për shembull nuk do isha lidhur asnjëherë me një banor aty brenda se ke sikletin që të shohin njerëzit, kur puthesh, je shumë e kritikuar, por mendoj që kjo lidhje do shikohet më mirë jashtë kur të dalë Luizi, por tani të shkretat ne çfarë mund të themi!

Zjarr Tv Ad