Tentoi të transportonte klandestinë drejt Shkodrës, pranga 26-vjeçarit

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u kap duke transportuar disa shtetasit e huaj drejt Shkodrës, kundrejt fitimit.

Mësohet se pas hekurave ka përfunduar shtetasi me inicialet F.Q, nga Durrësi. Ai akuzohet për transport klandestinësh, ku këta të fundit, shtetas nga Lindja e Mesme, kishin hyrë në Shqipëri përmes kufirit me shtetin grek, dhe pasi të shkonin në Mal të Zi, destinacion kishin një nga vendet e BE. I riu u arrestua në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Çarshovë, teksa ndihmonte për të transportuar 3 klandestin, me mjetin tip “Seat”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Zjarr Tv Ad