Tërmeti, rishikohet buxheti 2019 dhe 2020

0
13

Ministria e Financave do të rishikojë buxhetin e vitit që po mbyllim dhe të 2020 që po vjen, për kalimin e fondeve në paketën e rindërtimit.

Ministrja e Financave, Anila Denaj, duke folur në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, tha se fondet për investime publike do të kalojnë për këtë paketë.

Përparësi sipas saj do të kenë dhe shkollat e dëmtuara.

Tërmeti i 26 nëntorit veç 51 viktimave dhe mbi 900 të plagosurve la pas edhe një dramë të madhe sociale, duke lënë mijëra banorë pas strehë mbi kokë.