Thaçi: Duhet të ulemi në tryezë edhe më armikun, pa parakushte

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kosova nuk do i harrojë krimet që fqinji i saj verior kreu ndaj popullit kosovar njëzet vite më parë, por për të sjellë paqen në rajon është e gatshme të shohë përpara. Presidenti Hashim Thaçi është zotuar të vijojë procesin e dialogut me homologun e tij serb. Në një intervistë për “The Guardian” ai ka folur edhe për temën e shkëmbimit të territoreve, njohjet ndërkombëtare, dhe taksën ndaj Serbisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është optimist se vendi i tij mund të arrijë marrëveshje me Serbinë brenda vitit 2019, pavarësisht përplasjeve të muajve të fundit.

Në një intervistë me gazetën prestigjoze angleze “The Guardian”, Kreu i Shtetit sugjeroi që secila palë të shohë përtej konflikteve, duke kujtuar edhe pasojat e luftës së dy dekadave më parë që la të vrarë mbi dhjetë mijë shqiptarë dhe serbë.

Ai tha se nga suksesi i bisedimeve do të varet e ardhmja e gjithë rajonit.

Thaçi: “Ne duhet që të ulemi në tryezë qoftë edhe me armikun më të madh, por pa vënë parakushte dhe për të dëgjuar njëri-tjetrin. Në rrethanat aktuale, me këto tensione, unë nuk shoh arsye që investitorët e huaj të vijnë dhe të investojnë në rajonin tonë. Vetëm marrëveshja paqësore do të sjellë prosperitet.”

I pyetur rreth temës polemizuese të ndryshimit të kufijve, Kreu i Shtetit të Kosovës përsëriti qëndrimin e deklaruar më parë se çështja do të shtrohet për diskutim në çdo rast, por që korrigjimi nuk do të ndodhë kurrsesi mbi bazat e etnive.

Sipas planeve të përfolura nga zyrtarë të të dyja vendeve, veriu i Kosovës afër Mitrovicës pritet t’i bashkohet Serbisë, ndërsa Lugina e Preshevës e banuar më së shumti nga shqiptarë do i kalojë Kosovës.

Presidenti Thaçi ka trajtuar edhe çështjen e tarifës doganore ndaj produkteve serbe që po aplikohet prej nëntorit të kaluar, duke shtuar se ajo nuk do të hiqet pa u shënuar progres edhe në drejtime të tjera.

Marrëveshja gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi pritet së shpejti të debatohet edhe në parlamentin serb, me dakordësinë e presidentit Aleksandër Vuçiç dhe kryeministres së vendit, Ana Bernabiç.

 

Zjarr Tv Ad