Thaçi pranon sfidën e Jahjagës, mbjell një pemë në kazermën ‘Adem Jashari’

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në kuadër të fushatës ” Mbjell një Pemë”, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbjell një fidan në kazermën “Adem Jashari” afër Obeliskut të Dëshmorëve.

Ai me këtë rast tha se ka pranuar sfidën nga ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe ka vendosur të mbjellë këtë fidan në kazermën e FSK-së si simbol se gratë dhe burrat e Ushtrisë së Kosovës mund të kalojnë momente relaksimi pas kthimit nga stërvitjet dhe shpreson të ketë sa më shumë ambiente gjelbërimi.

Ai ka sfiduar për të mbjellë pemë Afrim Zabelin, pilot i FSK-së, Berndard Petrit Halilaj artist, Ardita Statovci pianiste, shefin e diplomacisë së Kosovës Behgjet Pacollin dhe Ismajl Syla, shkrimtar.

 

Zjarr Tv Ad