Tiranë, arrestohet 48-vjeçari, transportoi emigrantë të paligjshëm

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Goditet një tjetër rast i kalim të paligjshëm të kufirit të shtetasve të huaj, kundrejt fitimit në Tiranë. Arrestohet në flagrancë 48-vjeçari, i cili u kap në rrugën “Llazi Miho”, duke transportuar shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. “Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit D. A., 48 vjeç, banues në Tiranë.” – njofton policia. Ky shtetas kishte transportuar me një mjet fugon edhe disa shtetas të tjerë nga vendet e treta, të cilët u gjetën të fshehur në një ambient të braktisur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit D. A., për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Zjarr Tv Ad