Tiranë/ I vendosin tritol makinës së mjekut

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, në rrugën “Belul Hatibi” në një mjet të parkuar.

Zbardhen detaje të reja nga tritoli që shpërtheu në një automjet në rrugën ‘Belul Hatibi’ në kryeqytet mbrëmjen e kaluar.

Makina tip ‘Benz ML’ me targa AA 441 OO është në pronësi të Dervish Hasit me profesion mjek kardiokirurg në një spital privat.

Në momentin e shpërthimit automjeti ka qenë në parkim, ndërsa nuk ka pasur persona të lënduar, përveç dëmeve materiale.

Dëmtime kanë pësuar edhe makinat e tjera të parkuara aty pranë. Pista që po hetohet nga policia është ajo për shkak të profesionit.

Zjarr Tv Ad