Tiranë, kanosi me pistoletë një person, arrestohet 40 vjeçari

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas, pasi kanosi me pistoletë një tjetër.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi N. K., 40 vjeç, banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm penal).

“Ky shtetas dyshohet se ka kanosur me pistoletë shtetasin G. H”, – njofton policia.

Sekuestrimi – Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë të arrestuarit iu gjetën disa fishekë luftarakë e zhurmues dhe një radio si ato të policisë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan për veprime të mëtjeshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Zjarr Tv Ad