Tritan Shehu:Turp! 10 ditë pas votimeve, Komiteti heq karantinën në kufij…

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme është mbledhur Komiteti Teknik i Ekspertëve, të cilët kanë lajmëruar ndryshimin e disa masave që ishin marrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve u rivlerësuan situatat, u bë një krahasim me Greqinë dhe me Maqedoninë, ku kaloi dhe festa e pashkëve, u vendos heqja e masës së karantinës dy javore për qytetarët që vijnë nga këto vende.

Pas këtij vendimi të Komitetit Teknik të Ekspertëve ka reaguar Tritan Shehu nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’. ‘ 10 dite mbas “votimeve” ky Komitet deklaron se heq Karantinen per ata qe vijne nga Greqia e Maqedonia e Veriut… Turp e vetem turp ky, per Kryeministrin, Qeverine e ate Komitet ’- shkruan Shehu. 

Postimi i plotë nga Tritan Shehu:

Nje Kryeminister qe keq perdor deri ne kete pike nje “Komitet”; dhe nje “Komitet teknik”, qe pranon te keq perdoret kaq shume! Sot, 10 dite mbas “votimeve” ky Komitet deklaron se heq Karantinen per ata qe vijne nga Greqia e Maqedonia e Veriut. Dhe e merr kete “vendim” shume shpejt mbas dekretit bllokues te nje jave para zgjedhjeve, kur atij akoma nuk i eshte “thare boja” e vules kryeministeriale.

Turp e vetem turp ky, per Kryeministrin, Qeverine e ate Komitet, qe pranon te kthehet ne nje vegel ne duart e autokratit, pikerisht per te deformuar ate qe eshte themeli i demokracise, Voten e Lire! Dhe ky nuk ishte veprimi i pare i tille, ndonese eshte me skandalozi ne kete drejtim.

Mjafton te permendim ketu dhe vendimin e meparshem per te mos lejuar qe qytetaret ne “karantine” Covid as te mos votojne e as te mos u krijohen mundesite e kesaj neper shtepi, gje qe edhe Kosova e realizoi terresisht. Dhe kjo u realizua pa bere transparente asnje liste, thjesht sipas vullnetit e interesave te manipuluesve te ketij procesi zgjedhor.

Pra ky komitet nen urdherat dhe nenshtrimin e plote ndaj “te parit” u kthye keshtu nga nje institucion teknik mjekesor qe duhej te ishte (ne fakt nuk ka qene kurre i tille), edhe ne nje instrument perjashtues te shqiptareve nga e drejta e votes, i perdorur ne dimensione te gjera per deformimin e saj, pra te demokracise!!

Krim dhe pergjegjesi e madhe kjo jo vetem morale, qe asnje specialist nuk do ta mbante mbi shpatullat e tij.

Zjarr Tv Ad