“Turp e hipokrizi”, tensioni zhvendoset brenda Bibliotekës Shkodër

0
26

Kryetarja e këshillit të qarkut Shkodër dhe njëherësh nënkryetarja e PD-së, Greta Bardeli ka debatuar ashpër në ambientet e brendshme të bibliotekës me përfaqësuesit e maxhorancës.

Ajo theksoi se kjo mbledhje është antiligjore dhe jashtë parashikimeve  kushtetuese. Mes tjerash, ajo pohoi se organizatorët e kësaj mbledhjeje do të mbajnë përgjegjësi përpara ligjit për të gjitha aktet e ndërmarra.

“Është turp, hipokrizi dhe paligjshmëri e gjithë kjo që ju po bëni. Do mbani përgjegjësi”-tha ajo, ndërsa drejtuesi i mbledhjes i kërkoi Bardelit të lëshojë sallën dhe të dalë përjashta. Mbështetësit e opozitës vijojnë protestën jashtë ambienteve të Bibliotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi”, ndërsa nuk kanë munguar as përplasjet fizike mes tyre e Policisë së Shtetit.