U puthën! Të veshur si nuse e dhëndër, Kiara dhe Luizi ngjiten në “ALTARIN” e Big Brother Vip dhe shkëmbejnë puthjen e parë (VIDEO)

0
166
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Luizi dhe Kiara janë puthur sot për herë të parë duke dhuruar emocione për publikun që ka gjithë këtë kohë që i ndjek. Big Brother organizoi një dasmë për dyshen, ku të gjithë banorët patën rolet e tyre.

Më në fund ndodhi puthja e shumëpritur! Kiara Tito dhe Luiz Ejlli u veshën nuse e dhëndër mbrëmjen e sotme, pasi Vëllai i Madh u kishte dhënë për detyrë banorë të organizonin një dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.

Kristi ishte ai që “celebroi çiftin në martesë” dhe në momentin që ai i shpalli burrë dhe grua ishte moderatorja ajo që bëri hapin drejt këngëtarit, duke i dhuruar një puthje në buzë, të cilën Luizi e priste me ngulm.  Ndërsa banorët e tjerë brohorisin, duke thënë “puthe, puthe”.

I ftuar në shtëpinë e Big Brother është këngëtari Altin Shira, i cili po dhuron shumë atmosferë në ‘dasmën’ e Luizit dhe Kiarës.

Pas fjalimit, prifti (Kristi) i kërkoi çiftit të jepnin një puthje, por askush nuk e priste që në atë moment do ndodhte puthja e vërtetë.

Zjarr Tv Ad