UEFA nis hetimin për Man.City

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Man.City dridhet seriozisht. UEFA ka hapur zyrtarisht një hetim ndaj “qytetarëve” për shkelje të rregullave të “Fair Play financiar”. Në fakt kemi të bëjmë më një hetim formal, por nëse vërtetohen parregullsi në bilancet e ekonomike të klubit, Man.City rrezikon përjashtimin nga kupat e europës në edicionet e ardhshme. Ky hetim i UEFA-s erdhi pas disa lajmeve të publikuar nga media të ndryshme në ishullin britanik. UEFA ka vendosur të mos bëjë komente të tjera deri në përfundim të hetimeve. I menjëhershëm ka qenë reagimi i klubit të Man.City që i konsideron këto akuza të pa baza dhe false:

“Man.City mirëpret nisjen e hetimeve formale nga UEFA si një mundësi për ti dhënë fund spekulimeve ilegale të publikuara nga mediat. Akuzat për parregullsi financiare janë totalisht false. Llogaritë e klubit janë plot, të regjistruara ligjërisht dhe të rregullta”, lexohet në komunikatën për shtyp të Man.City.

Ky hetim nga UEFA vjen pikërisht në momentin më të mirë që po kalon ekipi i Pep Guardiolës, pasi u rikthyen në krye të Premier League dhe pasi hodhën një hap të rëndësishëm për në çerekfinalet e Champions League.

 

Zjarr Tv Ad