“Unë po bëhem 60-vjeç me shpresën që ky vend do bëhej, dhe nuk u bë.”Robert Aliaj iu bashkohet studentëve me vajzën në krah

0
96
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Protestës së mijëra studentëve që është sot në ditën e tretë i është bashkuar sot dhe artisti Robert Aliaj, së bashku me vajzën e tij.

Aliaj mbajti një fjalim jo pak emocionues teksa tha se ai po shkon 60-vjeç dhe është ende me shpresë se Shqipëria do të bëhet një ditë.

‘’Nuk është e lehtë të flasësh përa jush këtu sot, është jashtëzakonisht e vështirë. Unë jam me vajzën time sot dhe jam i lumtur që ajo po përjeton sot këtë ditë proteste, ku studentët ndërgjegjësohen dhe do vendosin.

Nuk do vendosim ne që e shkatërruar këtë vend dhe nuk arritëm asgjë. Mos bëni siç bëmë ne që përmbysëm diktaturën dhe sollëm këta mizerabilitet në pushtet. Unë po bëhem 60-vjeç me shpresën që ky vend do bëhej, dhe nuk u bë. Ju faleminderit dhe ju përshëndes”, u shpreh Aliaj.

Ndërkohë që një mesazh vërtetë emocionues pati dhe vajza e tij, e cila tha se ky është një moment shumë i rëndësishëm për ndryshimin e vendit.

 

Zjarr Tv Ad