“Vajtimi për Fluturën …”- Sekretarja për gruan i përgjigjet Korreshit: Burrecët vazhdojnë dhunën psikologjike ndaj grave!

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretarja për gruan në Partinë Demokratike, Taulanda Jupi, i është përgjigjur deputeti Saimir Korreshi, pasi ky i fundit reagoi për sherrin që ndodhi gjatë Komisionit teë Edukimit dhe Medias, mes deputetes Flutura Açka dhe deputetëve, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.

Ndër të tjera, Taulanda Jupi shkruan se sipas saj, deputetët frustimin dhe mllefin e tyre e tregojnë duke sulmuar një grua por që nuk shpëtojnë dot dhe për fat të keq nuk e ndryshojnë dot fatin e tyre politik.

Reagimi i plotë

Burrecët e burrecëve vazhdojnë dhunën psikologjike ndaj grave.

Mjeranët e mbetur rrugëve kanë gjetur strehën e maskarenjeve tek sulmet ndaj një gruaje dhe ndaj çdo gruaje që ka dalë në mbrojtje të saj.

Kaq vlejnë!

Kaq është forca e tyre!

Ky është vizioni i tyre!

Mjerisht kjo është oferta e tyre politike: sulmet ndaj grave.

Frustimin dhe mllefin e tyre e tregojnë duke sulmuar një grua por që nuk shpëtojnë dot dhe për fat të keq nuk e ndryshojnë dot fatin e tyre politik.

A thua këtë frustrim e nxjerrin duke sulmuar dhe dhunuar gratë dhe nënat e tyre?!

Me shume se sulmet e tyre shqetësues është mentaliteti i tyre, relativizimi i dhunës si një reagim normal.

Ky është shqetësimi më i madh që fshihet pas gjuhës së dhunshme ndaj një gruaje deputete.

Zjarr Tv Ad