Vaksinimi në sheshin Skënderbej/ Qytetarët të revoltuar: Kemi orë që presim, kjo bëhet për publicitet që populli të shohë se po bëhen vaksinime…

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, është bllokuar procesi i vaksinimit në sheshin Skënderbej prej disa orësh.

Qytetarët u shprehën për Fax News, se shkak i vonesës së procesit, është mungesa e formularëve të regjistrimit për vaksinim.

Ata shprehen të revoltuar dhe thonë se e gjitha kjo po bëhet vetëm për publicitet, që njerëzit të mendojnë se po kryhen vaksinime.

”Kemi orë që presim, nuk ka formularë, nuk respektohen distancat. Ndoshta e bëjnë për publicitet që populli të shohë se po bëhen vaksinat”- u shpreh njëri prej qytetarëve.

Ndër të tjera, qytetarët thonë se veçmas orëve që presin për t’u vaksinuar, ata ndihen në rrezik nga infektimi i mundshëm, duke qenë se distanca nuk po respektohet aspak.

 

 

Zjarr Tv Ad