Plas keq debati mes Murrizit dhe Agim Baçit/ Murrizi e quan “karabush”, kandidati heq mikrofonin, mua mos m’u drejto me ato fjalë…

0
122
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e djeshme, ka pasur një debat të ashpër, mes deputetit Myslim Murrizi dhe kandidatit të PD-së për deputet në qarkun e Durrësit, Agim Baçi. Shkak për këtë debat, është bërë etiketimi që Murrizi i bëri Baçit, duke e quajtur “Karrabush” dhe ‘birbo”, ndërsa Baçi ka kërkuar që të fikeshin kamerat, në mënyrë që të sqarohej debati.

Në këtë moment, ka ndërhyrë dhe moderatori Denis Minga, i cili u ka kërkuar të dy kandidatëve që të qetësoheshin. Në mesin e debatit, Baçi i ka drejtuar gishtin tregues, ndërkohë që Murrizi e ka shndërruar në banalitet debatin.

Murrizi: Ti je i mpirë nga trutë e kokës nga Basha

Baçi: Avash avash zotëri, avash o zotëri

Murrizi: Të të kthej memorien ty?

Baçi: Avash o zotëri se jemi për punë tjetër këtu

Murrizi: Ky vjen si karabush këtu. Hape PLL-në në 2009 ka qenë me PD aleate. Më bie birbo në studio ti

Baçi: O zotëri…

Murrizi: S’jam zotëri për ty unë

Baçi: Unë po të lavdëroj që po të them zotëri. Mua mos m’u drejto me ato fjalë

Murrizi: Unë të drejtohem me ça të kem qejf

Baçi: Më drejtohesh mua me çfarë ke qejf? (I drejton gishtin tregues)

Murrizi: Gishtin gjej vend e fute, gjej vend e fute

Baçi: Ndërprite çik ndërprite…

Murrizi: Ik po deshe

Baçi: Ndërprite…

Drejtuesi i emisionit: Të lutem Gimi, je i respektuar dhe do kesh kohën tënde

Murrizi: Iki ku të kem qejf unë

Baçi: Jo ore do ikim bashkë ne…

 

Zjarr Tv Ad