Vasali i Tiranës paska dalë të komunikoj me publikun!!!

0
214
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Gent Kaprata

Vijon te mashtroje perdite e me shume.

1- Nga njera, thote se ka dhene shume pak leje ndertimi; nga ana tjeter se Tirana ka nevoj per 8 mije apartamente ne vit!!! “Argumentat” e tij formojne nje oksimoron te qarte. Nese Tirana ka nevoje per 8 mije apartamente (perafersisht 400 pallate), do te thote se ai ka dhene te pakten 400 leje ndertimi per pallate ne vit. Ne fakt, ka dhene disa fish te kesaj shifre.

2- Ben sikur ngaterron konceptin kulle me pallat. Tirana ka me qindra kulla, ne ndertim e siper ne te gjithe territorin e saj. Ato 20 qe permend vasali, jane qiellgervishese. Nje pjese e te cilave edhe ne kundeshtim me Planin Francez te qendres se Tiranes, sepse jane shume me te larta se 22 kate apo 84 metra. Jane keto ndertesa qe po bllokojne gjithe zhvillimin e zones qendrore te Tiranes se sotme, dhe funksionimin e tranzitit/levizjes te pjeses me te madhe te Tiranes se neserme.

3- Vijon te kembenguli te “teza” se ne Tirane vijne 25 mije qytetare te rinj ne vit! Nje genjeshter e madhe po te shikojme raportin e pervitshem te INSTAT. Popullsia e Tiranes po rritet (edhe ajo shume pak) ne dimensionin e qarkut Tirane, dhe jo bashkise Tirane. Qasja e tij – meqe vijne banore te rinj duhet ti ndertojme nga nje banese- eshte nje qasje prej legalizuesi i trendit, dhe jo nje planifikuesi i zhvillimit te ardhshem.

4- Nese nuk i japim lejet e ndertimit (me shumice, sikurse po i jep), do ngrihet cmimi akoma me shume, do thoshte vasali! Genjeshter e madhe. Do te ndodhte keshtu, sikur vertet shqiptaria nga te gjitha trevat te mesynte ne Tirane, por shifrat jane kokeforte, shume shpejt Tirana do filloj te humbi demografi ndjeshem. Por edhe se tregu i banesave nuk eshte nje ‘treg i lire/liberal’, ai eshte nje treg i kontrolliar nga mafia shqiptare. Si shpjegohet qe jepen leje pafund, popullsia eshte me e varfer se kurre, migracioni i jashtem me i larte se kurre, ndersa cmimi rritet! Nuk ka asnje mundesi tjeter vec situates kartel!

Per me teper: Kush thote se Tirana duhet rritur?! A e kuptoni se eshte tradhti kombetare te koncentrosh gjithe shqiptaret ne Tirane!? Cfare ndodh me qytetet e tjera qe po boshatisen? A e kuptoni se pasi u braktisen gjithe qytetet e tjera, ajo qe ngelet (ne fakt po ndodh) eshte braktisja/depopullimi i Tiranes dhe gjithe Shqiperise?! A e dini kush eshte impakti i ketij modelit (koncetrim- braktisje) demografiko- territorial ne modelin ekonomik/ strukturen sociale/modelin politik/ ekonomine bujqesore te vendit!

Zjarr Tv Ad