Vasili: Asnjë hap pas qytetarë, Rama në grahmat e fundit

0
4
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak pas konferencës së kryeministrit Edi Rama me gazetarët Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në një dalje për mediat shprehet se ai është në grahmat e fundit të pushtetit.

“Në emër të varfërisë kryeministri u ofron vetëm burgun. Memoria e shqiptarëve është shumë  e fortë dhe e ftohtë dhe objektive që di ta dallojnë mashtrimin nga e vërteta.

Çfarë tha Rama tjetër për shqiptarët? Tha se nuk ka asnjë problem kriza ekonomike. Edi Rama qau për kushtetutën u shpreh se kushtetuta është e paprekshme për ta. Shqipëria kishte kushtetutë në atë kohë, por kur edi Rama tmerrohet kushtetuta shkelet. Ky që nuk e shkelka dot kushtetutën e shkel për ligjin e Hipotekës. Edi Rama zgjedh të dalë dhe t’i tregojë shqiptarëve që pushteti do t’i jepet sovjetëve dhe bolshevikëve. Shqipëria nuk i ka të hapur negociatat dera e europës është mbyllur vetëm për një shkak, shkelja e ligjit. Ju do përdhunoheni pa shkak dhe akuza siç u përdhunua Sahit Dollapi.  Asnjë hap pas të nderuar qytetarë, Edi Rama ka rënë është në grahmat e fundit.”-u shpreh Vasili.

Zjarr Tv Ad