Vasili-Ramës: Ja ku dallon një politikan nga një sharlatan

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dorëheqjet e kryeministrave të Anglisë dhe Austrisë, Theresa May dhe Sebastian Kurz, si dhe dorëheqja e një ministreje meksikane kanë sjellë edhe reagimin e nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili.

Ky i fundit, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se, “dorëheqjet për shkak të standarteve të larta të politikës parimore nga Austria, Anglia edhe nga Meksika e largët janë prova,që ndan një politikan nga një sharlatan”.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Ministrja e Meksikes dorehiqet per parime, ndersa Rama shkruan percartje mengjezore!?

Doreheqjet per shkak te standarteve te larta te politikes parimore nga Austria,Anglia edhe nga Meksika e larget jane prova,qe ndan nje politikan nga nje sharlatan.

Dihet pse dha doreheqjen Kurz dhe May.

Por sot vjen nje shembull i jashtezakonshem nga Meksika.

Lexojeni arsyen e doreheqjes se ministres se mjedisit te Meksikes dhe kuptoni cfare kryeministri eshte Edi Rama dhe cfare standartesh morale dhe politike mizerabel e udheheqin tek zvarritet turpshem neper letra te cartura,qe vijne ere injorance e mediokritet dhe myk padijeje.

Josefa Gonzalez Blanco Ortiz Mena, ministre e Mjedisit dhe Burimeve Natyrore te Meksikes dha dorëheqjen pasi ajo kishte shkaktuar nje vonesë për udhëtarët,që udhëtonin në ate aeroplan dhe ekuipazhin e saj.

Gonzalos deklaroi dorehjen dhe tha: “Nuk ka asnjë justifikim. Askush nuk duhet të ketë privilegje dhe përfitimet e një personi, madje edhe në kryerjen e detyrave të veta, nuk mund të jenë mbi mirëqenien e shumicës”.

 

Zjarr Tv Ad