Vasili – Ramës: Ki turp nga Kosova, o i sëmurë, hiqja taksën antikombëtare!

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Petrit Vasili, nënkryetari i LSI, nuk ka vonuar t’i dërgojë një mesazh të ashpër kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, lidhur me mësimin e fortë zgjedhor që i dha Kosova. “Ki turp nga Kosova, or ti i sëmuri i Surrelit! – i drejtohet Vasili,  Ramës, në rrjetet sociale. – I sëmuri i Surrelit të ketë turp nga Kosova dhe të mos fusë hundët kundër saj, duke i përçarë për hesap të Beogradit.

Për tre orë në Kosovë dolën rezultatet online dhe u mësua çdo gjë dhe u pranua nga të tërë forcat. Ndërsa i sëmuri i Surrelit, në zgjedhjet moniste, vetëm pas 27 ditësh mund të shpallte një rezultat publik.

Mos i jep më mend Kosovës, se boll e ke ngatërruar atë për pazaret e tua të pista. Kërkoju falje dhe hiq taksën antikombëtare të Kalimashit!”

Zjarr Tv Ad