Vatikani përjashton nga radhët e priftërinjve katolikë, ish-kardinalin amerikan

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vatikani tha të shtunën se Papa Françesku e zhveshi nga petku ish-kardinalin amerikan, Theodore McCarrick. Në korrik të vitit të kaluar, Ati i Shenjtë pranoi dorëheqjen e tij nga Kolegji i Kardinalëve, pas akuzave se kishte abuzuar seksualisht me seminaristë të mitur dhe të rritur, gjatë një periudhe prej disa dekadash. Vatikani tha në një deklaratë se në janar 2019 e kishte gjetur ish-kardinalin McCarrick fajtor për shkeljen e Urdhrit të Gjashtë të Biblës dhe mëkate me të mitur dhe të rritur. McCarrick e apeloi vendimin që e përjashtonte atë nga priftërimi, por ai u mbajt në fuqi dhe ish-kardinali u njoftua të premten. Vatikani njoftoi se vendimi ishte përfundimtar dhe se nuk do të pranojë asnjë apel tjetër.

Zjarr Tv Ad