Vendoret/ Kreshnik Spahiu zbulon pse pjesëmarrja në zgjedhje është e ulët: Qytetarët e dinë se…

0
290
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jurisiti Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se populli tashmë e di rezultatin e zgjedhjeve.

Sipas tij, niveli i votuesve kaq i ulët, deri në orët e para të mëngjesit, është tregues i një bojkotimi masiv nga qytetarët për të votuar në zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Interesimi i emigrantëve është zero përveç rikthimit të disa emigrantëve që po kthen Greqia në Himarë ose disa të tjerë në jugun e Shqipërisë. Përveç Greqisë në asnjë vend tjetër të Europës nuk ka shqiptarë të cilët kthehen apo udhëtojnë për të votuar sot. E dyta, në zgjedhjet në të cilat dihet rezultati, interesimi është gjithmonë i vogël. Mendoj që këto janë zgjedhjet më të parashikueshme që kanë ndodhur në 33-vite. Pothuajse në 90 për qind të bashkive, pjesa më e madhe e popullit e di rezultatin dhe atje ku dihet rezultati nuk ka garë, nuk ka interesim, nuk ka tifozllëk, nuk ka pjesëmarrje dhe ka indiferencë, sepse njerëzit mendojnë që vota e tyre nuk ndryshon asgjë”, u shpreh Spahiu.

Zjarr Tv Ad