Vetëm dy deputetë të opozitës në Konferencën e Kryetarëve, Gjekmarkaj: E keni bërë si burg! Gjergji: I keni mbyllur kolegët në ashensor, turp!

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve kanë marrë pjesë vetëm dy deputetë të opozitës.

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj dhe kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Zheni Bebi Gjergji.

Në videon e publikuar nga deputetja Gjergji dëgjohet teksa kjo e fundit e quan si të turpshme qëndrimin e Kuvendit, ndërkohë që shton se “deputetët janë lënë jashtë dhe disa të tjerë janë mbyllur në ashensor”.

“Deputetët janë jashtë, i keni mbyllur në ashensor brenda! Nuk lejohet të futet në mbledhje Gazment Bardhi, të cilin e keni ftuar! Buxheti është një turp që e diskutoni pa opozitën prezent.

Po mohet e drejta e fjalës! Turp!”- shprehet kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë.

Ndërkohë që nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj në shenjë proteste ka qëndruar në këmbë, ndërsa dëgjohet të thotë se e keni shndërruar në “burg” Kuvendin.

Linku i videos së postuar nga deputetja e Partisë Demokratike Gjergji:

https://www.facebook.com/zgjergji/videos/1488338552004539

Zjarr Tv Ad