VIDEOMESAZH/ Gjergj Luca uron Ismet Drishtin dhe Zjarr TV: “Në një botë që përpiqet vazhdimisht të të kthejë në një tjetër, të jesh vetvetja është suksesi më i madh”

0
897
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në 7 vjetorin e Zjarr Tv dhe në ditën e ditëlindjes së pronarit te këtij televezioni, Ismet Drishti,kanë qenë të shumta urimet nga persona te botës se medias dhe jo vetëm, miq të familjes së madhe të Zjarr TV.

Gjergj Luca, biznesmeni dhe pronari i kompanisë më të madhe në vend për përpunimin dhe eksport-importin e Peshkut, Rozafës i njohur ne botën mediatike për mesazhet e drejtperdrejta që percjell, ka zgjedhur të uroj Ismet Drishtin dhe Zjarr TV me anë të një video-mesazhi ku citon shprehjen e eseistit, filozofit dhe poetit  Ralph Waldo Emerson : Në një botë që përpiqet vazhdimisht të të kthejë në një tjetër, të jesh vetvetja është suksesi më i madh.

Mesazhi i plotë i Gjergj Lucës për ditëlindjen e Ismet Drishtit dhe Zjarr TV:

Përshendetje Ismet!

“Në një botë që përpiqet vazhdimisht të të kthejë në një tjetër, të jesh vetvetja është suksesi më i madh”

Me këtë shprehje të këtij burri të madh unë dua të uroj me gjithë shpirt ju, stafin tuaj edhe Zjarr TV:

Sukese edhe qofsh gjithmonë vetvetja ku njerëzit gjejnë gjithmonë një dritare të vogël të të vërtëtës nëpërmjet sarkazmës dhe ironisë tënde!

Të du fort…

Rrugët tona u ndanë në vitin 1992.Unë pas bishtit të peshkut dhe ti pas profesionit,pas ëndrrave dhe dëshirave të tua.

Ismet do të vij dita shumë shpejt që do t’i bashkojmë ëndrrat tona sepse AI LART ka thënë: KURRË MOS E HARRO PAZARIN E PARË…

Kështu që bëhu gati sepse asaj ironisë dhe sarkazmës tënde unë do t’i fus energjinë time.

Të du fort! Mbarë e mirë vlla…”

Zjarr Tv Ad