Vis Martinaj, i gjallë apo i vdekur? Ja çfarë thotë kreu i Policisë së Tiranës

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Top Story”, u shpreh se ngjarjet e rënda kriminale në vendin tonë, zbulohen në masën 85 deri në 90%, duke shtuar se është e pamundur që të zbulohen në 100%. Ai shtoi se sa më shumë kalon data e ngjarjes, probabiliteti për të gjetur prova, ulet.

I pyetur lidhur me rastin e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj, nëse është gjallë apo jo, Vocaj tha se sa më shumë ikin ditët, aq më pak ekziston mundlsia për të gjetur prova.

“Për Martinaj ka një grup të posaçëm në polici që po e ndjek këtë çështje. Ka pasur informacione dhe pista që po hetohen. Policia do të informojë publikun sapo të ketë rezultate. Por nuk mund t’i kërkohet Policisë dhe Prokurorisë që detyrimisht duhet të zbulohen 100% të gjitha ngjarjet e rënda, por duhet t’i afrohet 90%. Në vendin tonë zbulohen në masën 85 deri në 90%. Por sa më shumë largohesh nga dita e ngjarjes, probabiliteti për të siguruar prova, ulet.” – tha Tonin Vocaj.

Zjarr Tv Ad