Vodhi banesën e bashkëfshatarit në Lurë, arrestohet në Bathore dibrani

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 56-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia e Dibrës për vjedhjen e banesës së një shtetasi në Lurë është arrestuar në Bathore. Në pranga ka rënë M.V.“Shërbimet e Policisë Dibër, pas marrjes së informacionit se në fshatin Lurë e Vjetër, një shtetas kishte vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit R. C., organizuan punën dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj vjedhjeje”.Ndërkohë policia e Dibrës gjatë kontrollit të banesës në Lurë gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov, një sasi municioni luftarak dhe rreth 300 gr lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe disa sende të vjedhura në banesën e shtetasit R. C.Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad