Vodhi lekë në tregun e Milotit, arrestohet kosovari

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 46-vjeçar nga Mitrovica është arrestuar në Kurbin, pasi i vodhi një personi çantën me lekë. Bëhet fjalë për shtetasin B.A., 46 vjeç, i cili sipas policisë në tregun e Milotit, i ka vjedhur nga çanta një shtetasi shumën monetare prej 100.000 lekë.

“57 vjeçari  nga Kurbini  e ka konstatuar në moment dhe ka lajmëruar policinë, ku falë reagimit në kohë , shërbimet e policisë  bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij”, sqaron policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma monetare që shtetasi B.A , kishte vjedhur në çantën e 57 vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin,për veprën penale “Vjedhja”neni 134 i Kodit Penal.

 

Zjarr Tv Ad