Vonohen pagat e dhjetorit për administratën

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arsimtarë, policë dhe punonjës të Shëndetësisë nuk kanë marrë ende pagat e muajit dhjetor. Ndonëse këto paga duhej të kishin kaluar që në datën 3 janar. Ministria e Financave ia ka kaluar përgjegjësinë për vonesën e rrogave ministrive të linjës. Sipas Financave, Thesari i Shtetit nuk ka mungesë likuiditeti, por Ministritë e linjës nuk kanë përcjellë ndarjen e detajuar të buxheteve të tyre, çka pengon hedhjen e rrogave të punonjësve. Çdo fillimviti, Ministritë e linjës dhe të gjitha institucionet publike duhet të bëjnë ndarjen mujore të buxheteve, sipas zërave respektivë. Kjo ndarje përcillet në Ministrinë e Financave dhe, vetëm pas kësaj, Qeveria autorizon kalimin e fondeve, përfshirë ato për pagat e punonjësve.

 

Zjarr Tv Ad