“Vorio-Epiri e Maqedonia janë Greqi”/ Parulla, thirrje dhe flamuj grekë që valviten në ceremoninë mortore të Kaçifasit

0
151
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lot, flamuj grekë, thirrje e parulla e në greqisht…. Këto janë disa nga momentet e ceremonisë së përcjelljes për në banesën e fundit të Kostandonis Kaçifas.  Me zë të lartë duke kënduar në kor himnin grek, qytetarët grekë që marrin pjesë sot në ceremoninë mortore të Kostancinos Kacifas kanë provokuar dhe me parulla nacionaliste.

“Kacifa jeton, ti na drejton”, “Vorio Epiri është grek”, “Maqedonia është Greqi”, këto janë disa nga parullat që brohorasin të pranishmit sot në Bularat, ndërsa ato i kanë vendosur në flamujt grekë e të shpalosura para kamerave Bularat.

Dhjetra persona qëndrojnë në qendër të fshatit, ku ndodhi ngjarja e rëndë më 28 tetor, ku pas një shkëmbimi zjarri me policinë shqiptare, humbi jetën minoritari grek.

Zjarr Tv Ad