Vrau prindërit e bashkëshortes dhe veten, dy ditë më parë ishte kthyer nga Suedia

0
107
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Majlind Lila, ish-dhëndri i shtëpisë i ka marrë jetën sot Valentina dhe Bujar Matës, në kryeqytet.

Krimi i rëndë ka ndodhur pikërisht në shtëpinë e vjehrrit në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku Majlind Lila ka qëlluar me armë zjarri çiftin e bashkëshortëve dhe më pas edhe veten.

Krimi i rëndë ka ndodhur pikërisht në shtëpinë e vjehrrit në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku Majlind Lila ka qëlluar me armë zjarri çiftin e bashkëshortëve dhe më pas edhe veten.

Mësohet se, 42-vjeçari nga Burreli ka qenë i ndarë nga gruaja e tij 36-vjeçare, e cila jetonte në Suedi.

Çifti kishte një vit që bashkëjetonte në Suedi dhe dje Majlindi ishte kthyer në Shqipëri, ndërsa Nevila jo.

Për këtë ndarje, ai fajësonte prindërit e saj dhe pikërisht për këtë ka nisur konflikti mes tij dhe çiftit Mata.

Bëhet e ditur se fillimisht është dëgjuar një debat mes tyre dhe më pas ka ndodhur krimi i rëndë, që ka goditur sërish familjen shqiptare.

Zjarr Tv Ad