Xhaka “shfrytëzon” miqësoren, jep mesazh për Interin

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Granit Xhaka ndodhet në Kosovë, teksa ishte i ftuar nga Komuna e Prishtinës për një aktivitet bamirësie. Mesfushori i Arsenalit ishte “kapiteni” i skuadrës, duke e udhëhequr përballë ekipit të krijuar nga ylli i kombëtares së Dardanëve, Milot Rashica.

Por, në këtë muaj, merkato është ajo që ka më shumë interes dhe Xhaka nuk mbetet jashtë këtyre zërave. Të shumtë janë thashethemet që e lidhin yllin e Arsenalit me një kalim në Seria A në radhët e Interit, por një gjë e tillë është hedhur poshtë nga kapiteni i Zvicrës.

Është diçka për të cilat gazetat kanë shkruar, por nuk ka asgjë të vërtetë. Unë kurrë nuk kam pasur kontakt me Interin. Janë vetëm spekulime. “-tha Xhaka për “Gazetën Olle”.

Mbetet të shihet e ardhmja e Xhakës, që ka një kontratë deri në qershor 2023 me Arsenalin.

Zjarr Tv Ad