Zbulohet amfibi më i madh në botë

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një amfib i sapo identifikuar është më i madhi në planet.

Me një gjatësi 2 metra, salamandra gjigante e Kinës së Jugut është e rrezikuar në mënyrë kritike në të botën e egër.

Shkencëtarët thanë se përpjekja për të ruajtur amfibin është e nevojshme për ta shpëtuar nga zhdukja.

Sipas analizave të ekzemplarëve eksistojntë tre specie që gjenden në pjesë të ndryshme të Kinës.

Salamandra e Kinës së Jugut është më e madhja nga të tre, për të cilët studiuesit dyshojnë se është amfibi më i madh në botë i gjallë.

Por Samuel Turvey nga ZSL (Zoological Society of London) tha që rënia e numrit të tyre në natyrë ka qenë katastrofik.

Salamandrat gjigante dikur gjendeshin në një zonë të madhe të Kinës qendrore, lindore dhe jugore. Por shfrytëzimi i tepërt është rritur gjatë dekadave të fundit për të furnizuar tregun vendas.

Zjarr Tv Ad