Zbulohet informacioni që dekonspiroi shefi i OFL-së, çfarë i shkoi në ‘cryptochat’ anëtarit të grupit të kokainës pas kërkesës së autoriteteve gjermane

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zbardhen detaje të reja nga pezullimi nga detyra i kreut të OFL-së Artan Shkëmbi, me urdhër të Drejtorit Ardi Veliu dhe me kërkesë të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi dyshohet se ka dekonspiruar një operacion të një grupi kriminal të njohur dhe ka nxjerrë sekretet hetimore.

Sekreti hetimor që Shkëmbi ka nxjerrë është se ka lajmëruar grupin e njohur kriminal për hetimin pasuror që po u bëhej .

Pasi autoritetet gjermane i kanë kërkuar Artan Shkëmbit informacion mbi pasurinë për grupin kriminal që trafikonte kokainë në Gjermani, kreu i OFL-së i ka shkruar njërit prej anëtarëve të grupit ku i ka treguar në lidhje me këtë hetim.

Ai i ka thënë se atij se autoritetet gjermane po i hetojnë, dhe kërkojnë informacion për pasurinë e tyre. Biseda mes Shkëmbit dhe anëtarit të grupit kriminal e bërë përmes platformës sekrete “cryptochat” i është vënë në dispozicion Prokurorisë së Posaçme.

“Në shkresën sekrete, autoritete kishin kërkuar informacion për një grup kriminal dhe kërkonin verifikimin e pasurisë së tyre.

Grupi kriminal ishte në përgjim nga autoritetet atje. Njërit nga pjestarët e grupit kriminal i ka dërguar një shkresë ku e informon se për pasurinë e tij interesoheshin autoritetet gjermane.

Biseda i është vënë në dispozicion prokurorisë së posaçme. Veliu vendosi ta pezullojë nga detyra derisa sa të zbardhet çështja. Trafikantët janë të një niveli mjaft të lartë”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Nesër në 11:00 Shkëmbi do të paraqitet në seancën e marrjes në pyetje

Zjarr Tv Ad