Zbulohet laboratori i lëndëve narkotike në Tiranë

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një laborator heroine e kokaine është zbuluar në Tiranë. Policia ka bërë të ditur se gjatë operacionit ‘Laboratori’ në pranga janë vendosur dy persona të njohur me pseudonimet ‘Lori i Verës’ dhe ‘Pipo’. Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 1 kilogramë e 864 gramë heroinë, 200 gramë kokaine, lekë e sende që shërbenin për përzjerien dhe ambalazhimin e lëndës narkotike. anë vënë në pranga:

  1. N., 30 vjeç, i dënuar më parë, për veprën penale të ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’, dhe P. P., 27 vjeç, banues në Tiranë

Si dhe u proceduan penalisht për veprën penale ‘Moskallëzim Krimi’, shtetasit: B. N, 36 vjeçe, B.S., 43 vjeç dhe G.G., 47 vjeç, i dënuar më parë për ‘Prodhim dhe shitje narkotikesh’.

Seksioni për Hetimin e Narkotikeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kishte marrë informacione në rrugë operative nga burime të ndryshme, për shtetasin F. N., i cili në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohej se tregtonin lëndë narkotike të llojit ‘Heroinë dhe Kokainë’ për llogari e këtij të fundit në zonën e Tiranës.

Pas një punë të mirëfilltë profesionale me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u bë e mundur dokumentimi ligjor i aktivitetit kriminal në fushën e narkotikeve në drejtim të dograve të forta, Heroine dhe Kokaine, që ushtrohej nga shtetasit F. N. me pseudonimin ‘LOLI VERES’ dhe P. P. me pseudonimin ‘PIPO’, të cilët në bashkëpunim me njëri- tjetrin shisnin në formë dozash dhe në sasi të konsiderueshme lënde të dyshuar Heroinë dhe Kokainë.

Këta shtetas shitjen e lëndës narkotike Heroinë dhe Kokainë e bënin në disa zona të Tiranës.

Për këtë aktivitet kriminal personat kishin përshtatur një apartament për përpunimin, përzerien, ambalazhim, e lëndës narkotike Heroine dhe Kokaine dhe më pas ua shisnin klientëve në doza të vogla.

Në momentin e ndërhyrjes shtetaseve F.N dhe P.P gjatë kontrollit fizik policia u ka gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike në formë dozash, ku më pas kontrolli ka vijuar në banesa ku gjithsej janë gjetur e sekuestruar rreth 1 kilogramë e 864 gramë Heroinë, nga kjo sasi një pjesë ishte e përgatitur në 353 doza, 202 gramë Kokainë, rreth 50 mijë lekë , peshore elektronike, frulator grirës, sitë e sende të tjera që shërbenin për përzierjen dhe ambalazhimin e lëndës narkotike.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ‘Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim’ parashikuara nga neni 283/2 në ngarkim të shtetasve F.N., P.P., si dhe për ‘Moskallëzim Krimi’ parashikuar nga neni 300 I K. Penal ne ngarkim te shtetasve B.S, B.N dhe G.G..

 

 

Zjarr Tv Ad