Zbulohet lista e kandidatëve për deputetë që do votohen nga baza në Shkodër/ Po Jozefina Topalli a do rikthehet?

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Demokratët e Qarkut të Shkdorës, do të votojnë të mërkurën për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit, nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve. Qarku i Shkodrës, me 11 mandate, ka një numër të madh kandidatësh potencialë për deputetë, 39 individualitete që synojnë të përfaqësojnë PD në zgjedhje.

Ajo që bie në sy, është fakti se në listë mungon emri i Jozefina Topallit, për të cilën u tha fillimisht se mund të kishte një rikthim në PD. Po ashtu shihet se mes të propozuarave, është edhe kryerbashkiakia aktuale e Shkodrës Voltana Ademi. Më poshtë emrat sipas degëve të Qarkut Shkodër, në procesin që është vlerësuar si një ndër risitë më pozitive në jetën politike të vendit.

Dega Shkodër: ARBEN GJURAJ; ARTAN HAXHI; BARDH SPAHIA; BASHKIM RROJI; BENARDETA SYKU; BLENDI GJYLBEGAJ; EMILJANO PJETRI; FLORIAN BJANKU; GRETA BARDELI; HELGA SALLAKU; HELIDON BUSHATI; IMELDI SOKOLI; IZMIRA ULQINAKU; LEDINA MANDIJA; LORENC LUKA; MARK RUPA; NDOC ASHTA; NESTI KIRI; NEVILA BUSHATI; RAMIZ ÇOBAJ; ROMEO GURAKUQI; VOLTANA ADEMI; XHEMAL BUSHATI.

Dega Vau i Dejës: GJOK ULDEDAJ; MARIN TUKAJ; PJETER LLESHI; ZEF HILA.

Dega Malësi e Madhe: ALDO GEGA; AUREL MARKAJ; ERMIRA COBAJ; FATBARDH ZEKAJ; RAMADAN LIKA.

Dega Pukë; ANTONETA ZAJA; GËZIM VATA; HIL KOLA; LODOVIK HASANI; NDOC FASLIA; PREL GJONI; RROK DODA.

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit, si dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë, i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.

Votimi i konsultimit të anëtarësisë, ka përfunduar në Qarkun e Kukësit, Dibrës, Gjirokastrës dhe Beratit. Procesi po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari Organizativ Sahit Dollapi dhe Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli.

Zjarr Tv Ad