




Mbrëmjen e djeshme hynë 6 banorë të rinj në shtëpinë e BBV, ku padyshim dy ishin surpriza, e para rihyrja e Sabianit dhe e dyta ajo e Qetësorit.





Vlonjati është fituesi i Big Brother 2, që mund të themi pa frikë që mbetet sezoni më i bukur dhe ka pasur vërtet lojtarë cilësorë që ende dhe sot mbahen mend nga publiku.





Përmendim këtu Adelajdën e ndjerë, Adi Pojanën, Bjordin, Arjonin, Dritanin etj, pra janë personazhe që kanë mbetur ende në kujtesën e shqiptarëve.





Duke parë dominimin abspolut të Luizit, produksioni i BBV që ka marrë shumë kritika këtë sezon, vendos të fusë një lojtar të fortë, madje shumë të fortë sic është Qetësori.





Lart e poshtë zyrave të Top-it përflitet se Qetësori do jetë sërish fitues në këtë format dhe ka vetëm një mënyrë për t’ja marrë fitoren Luizit, përjashtimi i këtij të fundit.





Thuhet se Qetësori do e provokojë aq shumë Luizin saqë ky i fundit do dalë nga vetja do bëjë gjest të pahijshëm dhe produksioni do “detyrohet” ta përjashtojë.




