ZEPA NATYRAL: Shëndeti i qytetarëve vlen më shumë se fitimet e kompanive!

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me gjithë kontrollet e ushtruara nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit(AKU), tregu i produkteve ushqimore vazhdon të jetë sërish problematik. Për fat të keq, prodhues dhe tregtarë të pandershëm, mashtrojnë me cilësinë e produkteve, duke dëmtuar jo thjeshtë financat e qytetarëve, por mbi të gjitha shëndetin e tyre.
Produktet me origjinë shtazore, mishi dhe nënproduktet e tij si dhe qumështi me nënproduktet e tij, janë më të ekspozuara ndaj rrezikut të mashtrimit me cilësinë.
ZEPA NATYRAL, një kompani e re në fushën e prodhimit të produkteve të bulmetit, denoncon çdo përpjekje për të manipuluar me cilësinë e këtyre produkteve, për të rritur fitimet në dëm të shëndetit të konsumatorëve. Ne mbështesim çdo përpjekje të AKU-së për të vënë rregull në këtë fushë, në shërbim të mbrojtjes së jetës së konsumatorit.
ZEPA NATYRAL ka vendosur standarde të rrepta cilësie, të panegociueshme për asnjë arsye, duke synuar të shndërrohet në një model për të gjithë sektorin e prodhimit të këtyre produkteve.
Sepse jeta dhe shëndeti i qytetarëve vlen më shumë se çdo bilanc financiar i kompanive që prodhojnë produkte ushqimore.

 

Zjarr Tv Ad