Zgjedhja e kreut të ri të FRPD, Këlliçi: Ekipi i ri i do të vazhdojë në frymën e bashkimit…

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka uruar zgjedhjen e kreut të ri të Forumit Rinor demokrat.

“Besoj fort se ekipi i ri drejtues i FRPD do të vazhdojë në frymën e bashkimit dhe gjithëpërfshirjes, dhe do të hapë rrugë të reja për angazhimin e të rinjve idealistë në politikën aktive”, shkruan Këlliçi në postinmin e tij në facebook.

Postimi i plotë:

FRPD ka nga sot kryetarin e ri. Urime të përzemërta Besart Xhaferri!

Përgëzime kandidatëve Alesia Balliu, Arnold Kariqi, Artion Barjamaj, Barbara Doda dhe Mariglend Doçi për garën e fortë dhe emocionet e dhuruara këto dy muaj! Jeni të gjithë kontribues me vlera dhe uroj të keni suksese në angazhimet tuaja politike!

Besoj fort se ekipi i ri drejtues i FRPD do të vazhdojë në frymën e bashkimit dhe gjithëpërfshirjes, dhe do të hapë rrugë të reja për angazhimin e të rinjve idealistë në politikën aktive.

Në FRPD puna dhe përkushtimi janë në përditshmëri, prandaj unë gjej rastin t’i rifalenderoj ata mijëra të rinj që më kanë mbështetur dhe shoqëruar në rrugëtimin më të bukur të jetës. Faleminderit nga zemra dhe mirënjohje të gjithë bashkëpunëtorëve të mi këto 7 vite, duke nisur nga Sekretari i Përgjithshëm i FRPD Grigels Muçollari e deri tek anëtari ynë në skajin më të largët të vendit!

Faleminderit për qindra protesta të organizuara, për mundin e djersën e derdhur në shumë fushata, për qëndresën tuaj në protesta e komisariate, për faktin se kurrë nuk u stepët përballë asnjë presioni, për organizimin dhe kthimin në traditë vjetore të Akademisë Politike të FRPD, për hartimin e programit politik të të rinjve në zgjedhjet parlamentare, për trokitjen në dyert dhe zemrat e mijëra shqiptarëve për të kërkuar mbështetje me votë për Partinë Demokratike!

Ju falenderoj të gjithëve se më keni dhuruar jo pak herë mësimet më të hidhura e surprizat më të bukura!

Falë angazhimit dhe punës suaj, FRPD vijon të jetë organizata rinore politike më e madhe në Shqipëri, një shkollë e meritës për çdo të ri ambicioz dhe alternativa reale e të rinjve të djathtë për të sjellë ndryshimin në vend.

Libri i sukseseve në FRPD hap një kapitull të ri. Uroj të kurorëzohet me rikthimin e Partisë Demokratike në krye të qeverisjes dhe të punëve të vendit!

FALEMINDERIT!

Gjithmonë të bashkuar! Gjithmonë me Partinë Demokratike.

Zjarr Tv Ad