Zv.Ministri Cakaj bën gafë e rradhës në conference

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zv.Ministri i Jashtëm i deleguar, Genc Cakaj në një deklaratë për shtyp deklaroi ditën e sotme se të gjitha pasaportat diplomatike do të jenë të pavlefshme derisa të hartohet ligji i ri.

“Të dorëzohen 350 pasaportat diplomatike. Diplomatët të dorëzojnë pasaporta diplomatike dhe ato të shpallen të pavlefshme,”– u shpreh Cakaj.

Mirëpo teksa fliste për pasaportat diplomatike, Cakaj tha se abuzimi me to po pengon edhe liberalizimin e vizave.

“Rrjedhoje e kësaj besueshmërie të barabarte me 0 është edhe hezitimi, por shpesh-here edhe refuzimi i shume vendeve europiane dhe me gjerë për të liberalizuar reciprokisht lëvizjen e bartësve të pasaportës diplomatike. Si mund të flasim pastaj për liberalizim të pasaportës së zakonshme. Shqipëria është gjithsesi një shtet me serioz se kaq,”- tha ministri Cakaj.

Mesa duket zv.ministri i jashtëm i deleguar nuk e di ende që Shqipëria i ka liberalizuar vizat. Që nga viti 2010 shtetasit shqiptarë mund të lëvizin në zonën Shengen, pa pasur nevojën e një vize.

 

Zjarr Tv Ad