Zv. ministri i Brendshëm qetëson qytetarët: ‘Rrini rehat, bandat kanë punën e tyre’

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga deklarata që në fillim dukeshin si lajthitje të momentit, në deklarata që tashmë i thonë pa teklif dhe që edhe vetë i besojnë si të mirëqena duke ua hedhur si shashka tymyese publikut për ti damllakosur që edha ta besojnë që realiteti është e vërteta që trumpeton qeveria.

U duk shokuese në fakt deklarata e disa ditëve më parë e zv/ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari në ‘Opinion” që lidhur mbi situatën e krimit në Shkodër dhe në Shqipëri tha se “qytetarët nuk duhet të shqetësohen pasi bandat kanë punën e tyre’

E njëjta në parantezë që tha edhe Rama kur pas disa arrestimeve në Shkodër shkrojti në twitter se “Sot Shkodra është më e qetë dhe e sigurtë se asnjëherë dhe së Policia është me efikase se kurrë”

Apo kur tha për ngjarjen e Selenicës ku u vranë 8 pjesëtarë të një familje se “Po të mos ishin këto vrasje, sot do të kishim të tjera statistika”

Në fakta a duhet të shqetësohen qytetarët nga situata e krimit apo nga Rama dhe ministrat e tij që nuk dinë më ku të fusin kokën dhe nuk dinë çfarë të përrallisin për të shpëtuar kokë, duke artikuluar fjali që thjesht tregojnë paaftësinë e tyre. Mjafton të shikosh krimet mafioze që kanë ndodhur këto dy muaj, për të kuptuar se qeveria nuk e ka në kontroll më as situatën e krimit dhe as gjuhën dhe mendjen e kthjellët për ta luftuar krimin.

 

Zjarr Tv Ad