0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Operatorët e transportit urban në kryeqytet nuk tërhiqen nga vendimi për të mos nisur shërbimin, pavarësisht paralajmërimit të kryebashkiakut Veliaj për heqje licence. Ata thonë se rikthimi është i pamundur për shkak të pamundësisë ekonomike, dhe problemeve legale që shkakton protokolli anti-covid.“Për transportin ajror nuk mban përgjegjësi operatori, as piloti i avionit dhe as stjuardesa. Por në transportin urban duhet të mbajnë përgjegjësi shoferi i mjetit bashkë me fatorinon e mjetit. Në transportin ajror nuk ka asnjë ndalesë në kapacitetin e tij. Pra 100% e kapacitetit të avionit.Cili është kuptimi që në rast se ne udhëtojmë nga Tirana në Angli katër orë të ulur bashkë dhe virusi nuk vjen, ndërsa në transportin publik që mund të lëvizësh 20 minuta në një distancë 1 metër, virusi mund të të prekë ty?! Mbi këtë argument, përfaqësues të shoqatave të transportit urban, theksojnë dhe një herë se nuk do të rifillojnë shërbimin. Edhe në mbledhjen e organizuar këtë të mërkurë, ata vendosën të mos tërhiqen nga vendimi, pavarësisht paralajmërimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës  për heqjen e licencave.

Dy-tri linja kanë rinisur me kufizime punën, ajo Tiranë-Ndroq dhe e Farkës së Madhe.Ndërsa të tjerat vijojnë të mbeten të pezulluara.Në këtë mënyrë, qytetarët do të vijojnë të mbeten peng i përmbushjes së kërkesave nga ana e autoriteteve, pasi operatorët e urbanëve nuk tërhiqen nga pezullimi i aktivitetit.

Zjarr Tv Ad