2 vite pa Françesk Radin, Rozana Radi dedikim prekës

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy vite më parë këngëtari i njohur i muzikës shqiptare, Françesk Radi u nda nga jeta për shkak të një hemorragjie cerebrale. Vendin bosh që ai ka lënë në muzikë dhe familje nuk mundet ta zëvendësojë askush.

Në këtë ditë të trishtë Rozana Radi ka sjellë në mendje një kujtim të bukur me xhaxhain e saj, të cilin ka treguar se e konsideronte si babain e dytë.

Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një foto ku shfaqet e lumtur përkrah Françeskut. “2 vite pa ty, por gjithë jetën me muzikën tënde. Gjithmonë me ty Franko”, – ka shkruar Rozana në postimin e saj në ‘Instagram’.

 

Zjarr Tv Ad