4 zbulimet që shkenca nuk po mundet t’i shpjegojë ende (Foto)

0
767
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me avancimet në shkencë shekullin e fundit, njerëzit kanë fituar aq shumë bindje sa që mendojnë se mund të bëjnë gjithçka që nuk kanë mundur të bëjnë në të kaluarën. Por, çfarë nëse do të ju thoshim se ka ende gjëra të cilat mbesin mistere në botë?

Mistere të cilat as vetë shkenca nuk po mundet t’i zgjedhë. E pabesueshme, apo jo? Por, është mirë ta besoni.

Më poshtë, Lajmi.net ju sjellë 4 prej zbulimeve shkencore që ende nuk po mund të shpjegohen:

1. Piramida e perandorit Qin Shi Huang dhe ushtria ‘Terracotta’, Kinëterracotta-mystery-620x358

Në vendin e kësaj piramide thuhet se ndodhej një lum merkuri dhe një qytet i vogël. Pasi u zbulua, u kryen shumë punë shkencore atje. Zbulimet më të fundit shkencore atje kanë gjetur nivele të larta të merkurit. Gjithashtu, atje është gjetur edhe ushtria ‘Terracotta’. Për të skulpturuar një ushtri të tërë sigurisht se duhet shumë kohë dhe durim. Pra, këto skulptura portretizojnë ushtrinë e perandorit të parë të Kinës, Qin Shi Huang. Thuhet se kjo është një formë e artit të varrimit, skulptura të varrosura me perandorin më 210-209 pes, dhe qëllimi i kësaj pune është që ushtria ta mbrojë perandorin edhe në jetën e përtejme. Ushtria përmban ushtarë të ndryshëm sipas roleve të tyre, me gjeneralët që janë më të mëdhenj dhe kështu me radhë. Në figura janë përfshirë edhe luftëtarë, qerre dhe kuaj.
2. Dorëshkrimi ‘Voynich’

Voynich-Manuscript

Ky dorëshkrim është dëshmuar të jetë një dorëshkrim nga kohët shumë të lashta, dhe besohet se është një lloj libri mjekësor. Thuhet se ky libër përmban shkrime konsistente me ilustrime shumë të detajuara. Megjithatë, ky dorëshkrim mbetet një mister pasi që askush nuk ka arritur që ta deshifrojë atë deri më tani. Dhe për shkak të kësaj, ai është bërë një nga rastet më të famshme në historinë e kriptografisë. Në pamje duket të jetë si një gjuhë që ekziston, por për momentin, askush nuk e di se çfarë gjuhe është ajo. A do të mundet dikush ta deshifrojë atë ndonjëherë?

3. Topat gjigant prej guri, Kosta Rikë
Giant-Stone-Balls-Costa-Rica
Të gjetur në Kosta Rikë dhe në disa zona të tjera afër, këta topa gjigand prej guri janë të shpërndarë në disa zona dhe janë të njohur si ‘Las Bolas’. Këta topa prej guri janë ndërtuar dhe formuar në mënyrë të përsosur nga njerëz ende të panjohur. Topat gjigand thuhet se kanë një cilësi të lartë dhe janë pothuajse në mënyrë të përsosur në formë sferike. Kështu, duke qenë kureshtarë për këta topa, vendi vendosi që të ‘hapë’ disa nga topat në përpjekje për të gjetur diçka brenda tyre – diçka të ngjashme me arin apo sende të tjera të vlefshme. Por, për fat të keq nuk gjetën asgjë. Dhe çfarë është më interesantja, qëllimi i krijimit të këtyre topave ende është i panjohur, pavarësisht nga fakti që këta topa ndodhen atje për shumë vite, transmeton Lajmi.net.

4. Kokainë dhe duhan në mbetjet e një mumie
Cocaine-and-Tobacco-Mummy-Residue
Disa mbetje të kokainës dhe duhanit ishin gjetur në mbetjet e një mumie. Por, si erdhën ato aty? Egjiptianët janë të njohur për krijimin e mumieve, veçanërisht për perandorët e tyre apo sundimtarët, duke e bërë trupin e tyre të mbesë i ruajtur deri në përjetësi. Pasi kanë gjetur kokainë dhe duhan në të, shkencëtarët thonë se ende është mister se si kanë hyrë ato aty. Nuk kishte ndonjë kontakt transoqeanik mes Afrikës dhe Amerikës së Jugut në kohët e lashta. Apo ndoshta ka pasur dhe më pas u zhduk gjatë shekujve? Ne ndoshta kurrë nuk do ta dimë.

Zjarr Tv Ad